VIDEO/ Thyen xhamin, merr valixhen dhe arratiset! Grabitja spektakolare që zgjati vetëm 7 sekonda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2021, 18:31
Nuk po xhirohet një film aksion, por po ndodh një grabitje e pazakontë.
Jemi në San Francisco, SHBA ndërsa e gjithë ngjarja është fiksuar nga kamera në bordin e një makine.
Fillimisht një “Honda” e zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë, e cila ishte ende në lëvizje. Por kur makina me ngjyrë të hirtë ngadalëson shpejtësinë, nga makina tjetër del një burrë i cili me shpejtësi thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.
E gjitha zhvillohet brenda 7 sekondave.
Mediat amerikane shkruajnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dronë, të cilat kapnin vlerën e 7 mijë dollarëve.