Habit këngëtarja shqiptare: Nuk më kanë paguar në punë, jam ndjerë e ngacmuar seksualisht

 Në emisionin “Showbiz”në RTV Ora  me moderatoren Livia kasemi  ishte e ftuar  këngëtarja nga Kosova Tringa Key.

Ajo foli për projektet muzikore duke na treguar se do të vijë fuqishëm në industrinë e muzikës.

E pyetur nga moderatorja për prapaskenat jo të bukura  në muzikë,ajo ka treguar  se i ka ndodhur  edhe të mos paguhet nga organizatorët e eventeve ku ka qënë e ftuar.

“ Ka ndodhur dy herë që nuk më kanë paguar , kur ka ardhur puna tek pagesa më kane thënë ka ikur  pronari  dhe nuk kam marrë asgjë “  është shprehur Tringa

Ajo më tej përgjatë intervistët u pyet nëse është ndjerë ndonjëher e ngacmuar seksualisht në ambjentet e punës

“ Po , më ka ndodhur  , jo vetëm mua po çdo femre në këtë fushë. Puna jonë është shumë e vështirë duke qënë se punojmë  natën dhe ka edhe  njerëz të dehur .“  ka treguar këngëtarja kosovare