Resorti luksoz në Detin e Zi, miku i Putin zbulon skemën: Jam pronari i vilës, do bëhet hotel
Miku i ngushtë i Presidentit Putin, Arkady Rotenberg thotë se ai është pronari i pallatit në Detin e Zi, jo Presidenti Vladimir Putin, siç pretendonin kritikët e Navalny.
Një video e postuar nga Alexei Navalny, në lidhje me pallatin u bë virale në të gjithë Rusinë dhe tani ka marrë më shumë se 100 milion shikime .
Z.Rotenberg, një miliarder i cili ka lidhje të ngushta me Putin doli në publik duke pretenduar se ishte pronar i vilës.
"Unë kam arritur të bëj një marrëveshje me kreditorët disa vjet më parë dhe u bëra përfituesi i kësaj vile," citoi zyra e shtypit e Z.Rotenberg.
Z.Rotenberg tha se prona do të përfundojë "për disa vjet" dhe pritet të bëhet një hotel me apartamente.
Polemikat mbi pronën kanë qenë të shumta pas publikimit të dokumentarit nga ekipi i Navalny në fillim të këtij muaji.
Hetimi i tyre pretendoi se prona kushtonte 1.37 miliard dollarë dhe ishte paguar "me rryshfetin më të madh në histori."
Në fillim të kësaj jave Presidenti rus mohoi direkt që ai ose familja e tij ta kishin në pronësi dhe hodhi poshtë pretendimet e Navalny.