Mbajti kufomën e nënës për 10 vjet në frigorifer: Nuk donte ta largonte nga shtëpia
Policia në Japoni ka arrestuar një grua pasi zbuloi në shtëpinë e saj trupin e nënës së vdekur.
Yumi Yoshino, 48 vjeçare, deklaroi se e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo "nuk donte të largohej" nga shtëpia që ndante me të në Tokio.
Policia konfirmoi se në trupin e ngrirë të viktimës nuk ka plagë të dukshme. Megjithatë, autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas.
Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino u detyrua të linte banesën për shkak se nuk paguante dot qiranë. Trupi u gjet i përkulur në vendin e ngrirjes, tha policia.
Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së nënës së saj gati një dekadë më parë.