U akuzua për bigami dhe korrupsion, ekzekutohet bankieri

Ditën e premte (29 janar), Kina ekzekutoi ish-drejtorin e bankës, Lai Xiaomin pasi ishte shpallur fajtor për  marrjen e ryfshetit me vlerë 260 milion dollarë, forma të tjera korrupsioni dhe bigamie.

Lai Xiaomin, ish-drejtori i përgjithshëm i Huarong, një nga institucionet më të mëdha financiare shtetërore të Kinës, është ekzekutuar dje në qytetin verior Tianjin pas vendimit të gjykatës.

Bankieri i korruptuar u shpall fajtor për marrjen e më shumë se 1.8 miliardë huan ($220 milionë) në formë rryshfeti për krime serioze, të cilat kanë pasur “impakt të rëndë shoqëror”- thuhet akuzën ndaj tij.

“Masa e rryshfetit të përfituar nga Lai Xiaomin ishte shumë e madhe, rrethanat e krimit të tij janë shumë serioze dhe kanë shkaktuar pasoja të rënda shoqërore për komunitet e prekura”.

Transmetuesi citonte gjithashtu gjykatën popullore të Kinës të thoshte se kishte aprovuar urdhrin e ekzekutimit të Xiaomin pasi zyrtari kishte treguar “qëllime ekstreme dashakeqësie” duke abuzuar pozicionin e tij në shuma marramendëse.

58-vjeçari gjithashtu u shpall fajtor për tradhti bashkëshortore pasi jetonte me një grua jashtë martesës së tij dhe ishte bërë baba i fëmijëve të jashtëligjshëm.

Autoritetet nuk dhanë detaje për mënyrën e ekzekutimit por thanë se ai ishte lejuar të jepte lamtumirën me familjarët e tij të afërt.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha e Kina është vendi me më shumë ekzekutime në botë, ku numri vjetor arrin në rreth 1000, edhe pse kjo mbahet sekret nga autoritetet.

Lai u pohua se kishte përdorur pozicionin e tij për të përvetësuar më shumë se 25 milion juanë (3.8 milion dollarë) në fonde publike midis 2009 dhe 2018.