Orgji me 100 persona, policia bastis magazinën

Policia në  zonën Collegien në Paris ka gjobitur 100 persona dhe ka arrestuar tre prej tyre pasi bastisën një orgji që po zhvillohej në kundërshtim me masat e vendosura kundër Covid-19.

Kjo ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ( 29 janar) në një magazinë në Collegien, ku burra e gra angazhoheshin në aktivitet “të lirë” seksual  në kundërshtim me rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Tre njerëz që besohet se ishin organizatorët e eventit përfunduar në prangat e policisë.

Përveç shkeljes së dukshme të rregullit të distancimit social, orgjia thyente dhe oraret e mbylljeve në Francë që aktualisht janë 18.00-06.00.

“Eventi ishte në shkelje të kufizimeve kohore, dhe kishte gjithashtu probleme me maskat dhe distancimin social. Ata që merrnin pjesë në festën e seksit bashkëpunuan me policinë dhe nuk pati rezistencë”- tha një burim i policisë së Parisit.

Orgjitë mes të rriturve janë të lejueshme në Francë, por gjatë seksit është thuajse e sigurtë shpërndarja e Covid-19 mes personave.

Orgjitë në magazina përfshijnë shpesh ndërrimin e partnerëve të seksit, kështu që ka shumë rrezik për përhapje të sëmundjes.