Studimi: Ja pse duhanpirësit janë më të mbrojtur ndaj Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2021, 17:01
Studime të ndryshme kanë treguar që nikotina ka efekte mbrojtëse. Disa studiues italiane janë duke zhvilluar një studim për të vlerësuar ndikimin e cigareve elektronike.
Ky mund të jetë momenti i duhur për të lënë duhanin pasi cigaret duket se paraqesin një rrezik të madh edhe për Covid-19 nëse infektoheni me të. Sipas një studimi të botuar në revsitën shkencore "Thorax" nga disa studiues nga King's College London, ata që pinë cigare kanë një numër më të madh të simptomave të Covid-19, sesa jo-duhanpirësit dhe rrezikojnë dyfish të shtrohen në spital.
Studiuesit analizuan të dhënat nga përdoruesit anglezë të aplikacionit Zoe Covid Symptom Study nga të cilët 11% ishin duhanpirës.