Me variantin e ri të koronavirusit, fëmijët të rrezikuar aq sa dhe të moshuarit
Ndonëse në fillim të pandemisë së COVID-19, u raportua se "preja e preferuar" e virusit ishin kryesisht moshat e treta, aktualisht duket se ky trend ka ndryshuar.
Këtë e konfirmoi në një intervistë për Ora News, mjekja Detina Zalli. Ajo theksoi se varianti i ri i virusit, ka një risk të barabartë infektimi si tek fëmijët por edhe tek të rriturit.
"Ka të mundur, ka të mundur që edhe fëmijët të infektohen më lehtë. Rritja e transmetimit, të paktën pjesërisht mund të jetë dhe rezultat i mënyrës se si infektohen fëmijët. Normalisht fëmijët kanë më pak të ngjarë të infektohen se sa adoleshentët apo të rriturit. Por varianti i ri, varianti i ri që kemi tani, mund t'i bëjë fëmijët po aq të ndjeshëm sa të rriturit. Për këtë gjë po kryhen shumë eksperimente, për të parë me siguri se sa të rinj po infekton.
Një gjë tjetër që mund të them bazuar në eksperiencën e kohëve të fundit, është ndonëse varianti i parë i virusit nuk i prekte shumë të rinjtë në stazh të rëndë, varianti i ri, ka jashtëzakonisht shumë të rinj 30-vjeçare, në gjendje shumë të keqe në spital, në gjendje të agravuar. Varianti i ri shumë agresiv se varianti i parë. Më herët kemi përmendur që grupmoshat më të mëdha kanë qenë më shumë në rrezik nga virusi, ndërsa tani duket që edhe të rinjtë janë në rrezik", tregoi mjekja.