Për herë të parë në botë, mjekët realizojnë transplantin e të dy krahëve
Një burrë islandez i është nënshtruar transplantimit të parë në botë të krahëve dhe të shpatullave, dy dekada pas aksidentit që ia kushtoi të dyja gjymtyrët.
Sipas The Guardian, mjekët thanë se ishte ende e pasigurt se lëvizshmëri do të kenë krahët e Felix Gretarsson, pas operacionit të kryer në qytetin francez të Lionit.
Por nëse ai do të mund të rifitojë mundësinë për përthyer bërrylin, kjo do ti ndryshonte jetën
Mirëpo, “duke i dhënë pak dikujt që po i mungonte aq shumë, kjo tashmë është shumë”- tha Aram Gazarian, kirurgu kryesor në operacion.
Më 12 janar 1998, Gretarsson, një elektricist, po punonte në një shtyllë tensioni të lartë kur një valë 11 mijë voltëshe i dogji duart dhe e rrëzoi atë në tokë.
Ai pësoi fraktura të shumëfishta dhe lëndime të brendshme dhe qëndroi për tre muaj në koma, kohë gjatë të cilës kirurgët i prenë të dy krahët. Ai iu nënshtrua edhe disa operacioneve të tjera, përfshirë një transplant të mëlçisë.