A do të ketë vaksina me çip? Bill Gates thyen heshtjen: Shumë i befasuar, teori të liga komplotiste

Në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve "Reuters", bashkëthemeluesi i kompanisë Microsof, Bill Gates", ka folur rreth teorive konspiracioniste në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ai i ka cilësuar si "teori të çmendura dhe komplotuese" shkrimet që janë bërë ndaj tij dhe ekspertit kryesorë të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Filantropi thotë se këto vijnë si pasojë e një përzierje të një pandemie të frikshme virale dhe rritjes së masivitetit të përdorimit të rrjeteve sociale.  

"Askush nuk do ta kishte parashikuar që unë dhe Dr. Fauci do të ishim kaq të shquar në këto teori  të liga," tha Gates.

“Jam shumë i befasuar nga kjo. Shpresoj të zhduket", shtoi më tej ai.

Bill Gates, miliarderi që u largua nga posti i presidentit të Microsoft Crop në 2012, për t'iu përkushtuar më tepër fondacionit të tij bamirës "Bill dhe Melinda Gates", ka investuar së paku 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale COVID-19.

Këtu përfshihen mbështetja për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikimit dhe trajtime të mundshme të COVID-19.

Prej një viti tashmë, që përkon dhe me shfaqjen e virusit COVID-19, kanë qarkulluar miliona konsiracione në internet, ku ngarkohen me faj Fauci dhe Gates, me pretendimin se do të përdorin vaksinat për të futur çipe tek njerëzit dhe i kontrolluar ato.

Pyetjes së gazetarit se a i besojnë njerëzit këto zëra, Gates u përgjigj:

"Duhet të kuptojnë se si ndikojnë këto teori në sjelljet e njerëzve dhe si mund të zvogëlojmë këtë ndikim".

Gates vlerësoi Fauci dhe Francis Collins, kreun e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së, si "njerëz të zgjuar" dhe "njerëz të mrekullueshëm", dhe tha se priste me padurim t'i shihte ata në gjendje të punonin në mënyrë efektive dhe të flisnin të vërtetën nën administratën e re të Presidentit Joe Biden.

Gjatë trajtimit të ish-Presidentit Donald Trump të pandemisë, Gates tha, se "ndonjëherë ishte ndjerë sikur ata ishin i vetmi popull i arsyeshëm në qeverinë e SHBA".

"Unë jam i ngazëllyer për ekipin që Biden ka zgjedhur për të trajtuar krizën shëndetësore", tha Gates.

Gates përmes një letre, ku parashikon përparësitë dhe parashikimet për këtë vit të ri, mendon se vendet e zhvilluara do e shohin fundin e pandemisë dhe rikthimin në jetën normale në fund të këtij viti, nëse së paku 70-80% e banorëve do të vaksinohen.