Festimet e gjimnastes amerikane bëhen "hit" në rrjet
Festimet e një gjimnasteje amerikane me ngjyrë është bërë hit në rrjetet sociale, duke marrë miliona klikime.
Nia Dennis është atlete në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Pasi përfundoi me sukses sfidën e saj, ajo nisi të kërcente dhe të bënte një sërë lëvizjesh gazmore duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Kur u pyet se përse zgjodhi të festonte në këtë mënyrë ajo tha se është frymëzuar nga protestat “Black Lives Matter”.
“Unë u detyrova... për kulturën”, ka thënë 21 vjeçarja.
Rutina i mrekulloi gjyqtarët dhe fitoi vlerësimet e saj nga të famshëm, atletë të tjerë dhe tifozë.
Një video e shpërndarë nga UCLA Gymnastics u shikua më shumë se nëntë milion herë.
Sportistët në të gjithë botën vitin e kaluar u gjunjëzuar me një grusht mbi kokë, në shenjë solidariteti me protestën, e cila shpërtheu në SHBA vitin e kaluar pasi një afro-amerikan Geroge Floyd u vra nga një polic.
Përshëndetja me grusht u përdor në vitet 1960 dhe 70 si një simbol i lëvizjes së Fuqisë së Zezë dhe luftës për të drejtat civile. Lojtari i NFL, Colin Kaepernick filloi të gjunjëzohej simbolikisht gjatë himnit kombëtar të para-ndeshjes në 2016, në shenjë proteste ndaj shtypjes së afro-amerikanëve në SHBA.
Gjyqtarët i dhanë asaj një rezultat prej 9.95 nga 10 për performancën të Shtunën, duke ndihmuar ekipin e saj për fitore kundër Arizona State.
This is what #blackexcellence looks like. @DennisNia does it again! ?
? @Pac12Network pic.twitter.com/2vxgyTvUCG
— UCLA Gymnastics (@uclagymnastics) January 24, 2021