EMRAT/ Fabrikë e sofistikuar kanabisi, ja sa u dënua treshja shqiptare
Tre shqiptarë janë arrestuar në Sheffield, Angli teksa përpiqeshin të iknin nga një dyqan i papërdorur i mjeteve të peshkimit, të shndërruar në një fabrikë kanabisi prej 500 mijë paundësh.
Ismail Çeliku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani hipën në çatinë e objektit kur efektivët e policisë prisnin të hynin në ndërtesë përmes dyerve metalike të një njësie industriale të “fortifikuar” në Attercliffe, në orën 8 të mëngjesit, në 9 nëntor 2020, raportojnë mediat britanike.
Në "fabtikë", policia gjeti 1,276 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes me një rendiment potencial nga 36 kg – 107 kg dhe një vlerë të vlerësuar prej 144 mijë deri në 535 mijë paundë.
Një ekspert tha se kishte prova të rritjeve të mëparshme dhe ndërtesa ishte përshtatur për të “maksimizuar prodhimin”. Plaku dhe Stani pretenduan se hynë në Mbretërinë e Bashkuar shtatë ditë më herët në një kamion dhe u dërguan në njësi për të punuar për 200 paund në javë, ndërsa Celiku pretendoi se ishte kërcënuar ndërsa jetonte në Londër dhe merrte 150 paund në javë .
Sipas mediave angleze, Çeliku dhe Stani mbërritën në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar si “migrantë ekonomikë” dhe kishin premtuar të paguanin “shuma të konsiderueshme” për kalimin e tyre.
Çeliku, 26 vjeç, Plaku, 27 vjeç dhe Stani, 36 vjeç, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit, më 9 dhjetor.
Ata u dënuan ditën e sotme me nga 30 muaj burgim.