Habit Shqipe Hysenaj, i kërkon falje publike babait të saj pasi tregon sekretin me të madh

Shqipe Hysenaj, një nga vajzat më ‘IN’ të momentit, ka qenë së fundmi e ftuar ne emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA. Për here të parë, ajo ka pranuar të flas për jetën e saj private. Ndër të tjera, Shqipe Hysenaj rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku, edhe një sekret familjar.

Ester Bylyku: Publiku nuk di thujse asgjë per jetën tënde përpara famës. Çfarë ke punuar përpara se të bëheshe e njohur?

Shqipe Hysenaj: Babi nuk ka dashur që unë të punoj, ka qene gjithnjë kundër, por mua më pëlqen puna. Kam punuar si instruktore  në një palestër dhe kam bërë plane dietash. Kam punuar edhe si edukatore, më pëlqejnë shumë fëmijët.

Ester Bylyku: Ti edukatore? Ti vetëm bërtet, ke durim për fëmijët? (qesh)

Shqipe Hysenaj: Kam shumë durim për ta. I adhuroj fëmijët. Këtë po e zbuloj për here të parë, sepse babi nuk e di akoma që unë kam bëre këtë punë. U punësova tek shoqja e mamit, kishte kopshtin e saj. Babi më fal, që stë kam thënë. (qesh)

https://www.youtube.com/watch?v=4p6rHCWoPPo&feature=youtu.be

Këtë moment, e gjeni në minutën 06:08 të intervistës