‘Ishte mashtrues, më theu zemrën’ Shqipe Hysenaj flet për lidhjen e saj të gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2021, 11:00
Shqipe Hysenaj, ka rënë në sy të publikut shqiptar, për karakterin saj të forte, por në një deklaratë ka thënë se ka patur një jetë të vështirë. Për here të parë, ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin e saj ‘Glamour Zone’ , një histori dashurie. Djali në fjalë, nuk ka qenë i sinqertë me Shqipen.
Ester Bylyku: Kur ka qenë hera e fundit që të ka thyer dikush zemrën?
Shqipe Hysenaj: Ka ndodhur kur isha 20-vjeç. Kisha lidhje me një djalë që mashtronte shumë. Ishte i tmerrshëm. Ai më mësoi t`i kapja mashtrimet në ajër. Pavarësisht se e bëja zap, prap nuk hoqi dorë nga mashtrimet.
Këtë moment, e gjeni në minutën 15:36 të intervistës