Pista e skijimit tërheq turistë në Dardhë


Edhe pse mbrëmjen e së shtunës, rruga për në fshatin e Dardhës u bllokua, të dielën lëvizja e turistëve ka vijuar normalisht për shoferët që janë pajisur me goma dimërore e zinxhirë.

Dëbora që ka mbuluar çdo cep, të ofron pamje mahnitëse.

Prania e qindra turistëve, kryesisht nga Shqipëria, tregon se pandemia ka ndikuar pak në këtë sektor të turizmit, dhe këtë e dëshmojnë edhe bizneset vendase.

Të apasionuarit pas skive, thonë që Dardha të ofron pikërisht atë që ata e kërkojnë.

Ata që kanë shkuar për herë të parë, shprehen të mahnitur nga bukuritë që të ofron fshati.

Reshjet e dëborës së Dardhë kanë nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së dielë.

https://youtu.be/7uDJOS8WSQw