Kryeministri italian: Vonesa e vaksinës së nga kompanitë e prodhimit e papranueshme
Kryeministri italian Giuseppe Conte thotë se ka një vonesë në furnizimin e vaksinave të koronavirusit nga Pfizer dhe AstraZeneca, çka sipas tij është "e papranueshme".
Të dy kompanitë kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksinat në BE siç është rënë dakord për shkak të çështjeve të prodhimit.
Conte i ka akuzuar ata për shkelje serioze të kontratës. Një zyrtar i lartë italian i shëndetësisë ka paralajmëruar se vendi do të duhet të rimendojë programin e tij të vaksinimit nëse çështjet e furnizimit vazhdojnë, shkruan BBC.
Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, nuk i është dhënë ende miratimi i BE-së; megjithatë rregullatori i ilaçeve i bllokut evropian pritet t'i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.
Një zëdhënës i AstraZeneca tha të Premten se "vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta nga sa parashikoheshin fillimisht" pa dhënë detaje të mëtejshme.
Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar publikisht se sa e madhe do të jetë mungesa, por një zyrtar i BE i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dërgesat do të ulen në 31 milion - një shkurtim prej 60% - në tremujorin e parë të këtij viti.
Firma e ilaçeve kishte vendosur të jepte rreth 80 milion doza te 27 vendet evropiane deri në Mars, sipas zyrtarit që foli me Reuters.
Javën e kaluar Pfizer njoftoi se po ngadalësonte furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime prodhimi që do të rrisin kapacitetin. BE ka porositur 600 milion doza nga Pfizer.