Sekuetrohen ilaçe kontrabandë, në Kinë përdoreshin për kurimin e COVID-19

Një operacion i policisë së mbrojtjes së shëndetit publik të Milanos, NAS, ka çuar sot në sekuestrimin e një sasi ilacesh të trafikuara ilegalisht nga Kina.

Barnat e sekuestruar përdoren në Kinë për kurimin e simptomave të virusit Covid 19 e të gripit.

Gjithsej janë sekuestruar 64 320 kapsula baraz me 2480 konfeksione ilacesh e 55 shishe shurupi me përmbajtje e përbërësit Llanhua Qingëen Jiaonang e me vlerë mbi 150 mijë euro.

Barnat janë të pashoqëruara me fletën ilustruese mjekësore që autorizon tregtimin e tyre dhe nga Agjensia italiane e Barnave.

Ilacet janë trafikuar në Itali jo si prodhimi mjekësore, e janë sekuestruan në selinë e Shoqatës Kulturore Kineze të Milanos, raporton Ora News.

Nën hetim janë vënë 7 persona, anëtarë të një shoqate vullnetare në dobi të komunitetit kinezë në qytetin e Milanos 

Në një tjetër operacion të ngjashëm janë sekuestruar gjithashtu dhe 2112 pilula.

Autoritetet policore italiane informojnë se hetimet që cuan në ekzekutimin e këtyre operacioneve, kanë qëllim mbrojtjen dhe respektimin e shëndetit publik, si dhe ndalimin e tregtimin e Barnave të pa autorizuara.