Lironi Navalny: Qindra protestues të arrestuar
Policia ka arrestuar më shumë se 350 persona në të gjithë Rusinë ditën e sotme, të cilët ishin duke protestuar për ndalimin nga autoritetet dhe kërkonin lirinë e Alexei Navalny, raporton Reuters.
Navalny u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij për të protestuar pasi u arrestua fundjavën e kaluar ndërsa u kthye në Moskë për herë të parë që kur u helmua nga një agjent ushtarak në gusht. Navalny ishte kuruar në Gjermani.
Në qendrën e Moskës policia arrestoi të paktën 100 persona para se të fillonte protesta.
Në shesh ishin mbledhur rreth 1000 njerëz të cilët brohorisnin "Putin është një hajdut" dhe "Turp" ndërsa policia largonte njerëzit nga rrugët.
Grupi i protestës tha se të paktën 369 persona, përfshirë 67 në qytetin siberian Novosibirsk ishin arrestuar deri tani.
Politikani i opozitës Dmitry Gudkov tha se shkalla e përfshirjes në protesta ishte e jashtëzakonshme.
"Të gjithë duhet të jenë vërtet të lodhur nga vjedhjet dhe gënjeshtrat nëse njerëzit nëpër rajone po protestojnë kështu. Ka qindra e mijëra protestues edhe në rajone të vogla," shkroi ai në Twitter.
Autoritetet kanë thënë që protestat janë të paligjshme sepse ato nuk kishin autorizimin e duhur. Navalny u mbajt në paraburgim për 30 ditë në fillim të kësaj jave për shkeljet e pretenduara të lirimit më kusht.
Shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit pësuan ndërprerje sot, një taktikë e përdorur nga autoritetet për të vështirësuar komunikimin e protestuesve dhe për të ndaluar shpërndarjen e videove në rrjete sociale .
A reporter from Yekaterinburg’s @e1news asked the riot cops why they were arresting this man. The cop’s reply: “For his head.” pic.twitter.com/mYJxHzdhRT
— Mike Eckel (@Mike_Eckel) January 23, 2021