Dy ditë si president, Joe Biden mori 5.7 milion ndjekës
Presidenti Joe Biden fitoi 5.7 milion ndjekës në 2 ditë pasi u betua dhe llogaria e tij në Twitter @POTUS filloi nga zero.
Biden dhe ekipi i tij morën zyrtarisht të gjitha llogaritë në lidhje me presidencën , përfshirë llogarinë @POTUS pasi ai u betua të mërkurën, më 20 janar.
Mëngjesin e sotëm llogaria e Presidentit numëron 5.7 milion ndjekës.
Llogaria kishte rreth 33 milion ndjekës përpara se të kalonte tek Presidentin Biden të mërkurën.
Numri përfshinte ndjekësit e fituar gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump, raporton Insider.
Por Twitter fshiu të gjithë ndjekësit e llogarisë, që do të thotë se Biden e filloi me zero ndjekës.
Joe Biden gjithashtu ka ende llogarinë e tij personale në Twitter, @JoeBiden e cila ka 25.7 milion ndjekës.