Tërmeti i magnitudës 7.0 godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet mesditën e sotme.
Mësohet se lëkundjet e fuqishme janë të një magnitude prej 7.0 të shkallës rihter, me epiqendër në ishujt Talaud.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 119 km.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo viktima.

Filipinet shtrihen përgjatë "Unazës së Zjarrit" të Paqësorit ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. Ajo goditet gjithashtu nga rreth 20 tajfune dhe stuhi tropikale çdo vit, duke e bërë atë një nga vendet më të prirura për katastrofa në botë.