Sulm kamikaz në qendër të Bagdadit
Dy sulme kamikaze në kryeqytetin e Irakut lanë të enjten më shumë se 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Sulmet në qendër të Bagdadit mësohet se u kryen nga 2 persona të pajisur me jelekë shpërthyes.
Objektivi i tyre ishte një treg i hapur për rrobat e përdorura, që po frekuentohej nga qytetarët pasi gati një viti kufizimesh në lëvizje si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Autorët u pikasën nga forcat e rendit dhe po ndiqeshin, përpara se të aktivizonin eksplozivët e instaluar në trup.
Autoritetet irakiane thanë se bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë sesa po raportohet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Përgjegjësia për sulmin nuk u mor përsipër nga grupet kriminale që operojnë në vend.
Në janar të 2018-ës, në sheshin e Tajaranit ku ndodhi shpërthimi i fundit, një sulm i ngjashëm kamikaz la mbi 30 të vrarë.
Atë kohë vendi po përgatitej për zgjedhjet parlamentare, njësoj si këtë vit, kur kryeministri irakian, Mustafa al-Kademi, po kërkon një mandat të ri qeveritar.
Qeveria mbetet pa mbështetjen e mëparshme ndaj elementëve radikalë pasi ushtria amerikane e ka përgjysmuar në 2,500 personelin që qëndron ende në Irak.