Qeveria kosovare jep 6.5 milionë euro për bizneset individuale pas përmbytjeve

Qeveri kosovare ka ndarë Fondi Emergjent për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ndodhura javën e kaluar.

Kryeministri Hoti gjatë një konference për medie me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri tha se, janë në pritje të komunave që t’i dorëzojnë raportet përfundimtare.

Hoti u shpreh se janë ndarë 6.5 milionë euro për bizneset individuale.

“Vitin e kaluar në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kemi marr vendim që të shpërndahen 60 milionë euro për biznese, për kokë të punëtorit, ndërsa sot në Qeveri kemi marr vendimin që të ndahen edhe 6.5 milionë euro për bizneset individuale”, - ka thënë ai.

Po ashtu, Hoti ka thënë se, është marr vendimi për rritjen e pensioneve dhe dyfishim të asistencës sociale.

Komunat që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria.