Mjekja e shqetësuar: Mushkëritë e personave me Covid shumë herë më të dëmtuara se të duhanpirësve
Organi që preket nga Covid dhe le pasojë të rënda është mushkëria. Që prej fillimit të pandemisë mjekja Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar me mijëra pacientë të infektuar me Covid.
Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.
“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit më të ‘tmerrshëm’ që kemi parë ndonjëherë. Ato bllokohen dhe më pas mpiksen, më pas shkaktohet vështirësi në frymëmarrje.”- ka shkruar ajo në një postim në Twitter.
Gjithashtu në një intervistë për CBS-DFË ajo ka thënë se shumë ekspertë kujdesen për nivelin e vdekshmërisë dhe jo për efektet e rënda që lë Covid më pas te pacientët që e kanë kaluar.
“Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për nivelin e vdekshmërisë së koronavirusit dhe kjo është e tmerrshme. Për të gjithë personat që kanë mbijetuar, ky mbetet një problem.”- tha ajo.