Me sytë drejt mjekësisë alternative dhe çajrave
Muajt e pandemisë i kanë detyruar qytetarët të kërkojnë mënyra të ndryshme për të rritur imunitetin e trupit.
Përveç barnave farmaceutike, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve i janë drejtuar mjekësisë alternative.
Dikush me kërkesa të qarta e të tjerë kërkojnë këshillën e specialistit të fushës, tregon Lola Merja.
"Gjatë periudhës së pandemisë u rrit interesi. Dikush për ta kaluar sa më lehtë covidin por ka dhe nga ata që janë infektuar. Më shumë janë përdorur çarjat për problemet reumatizmale.
Kryesisht rekomandohen çajra për diabetikët, por edhe për ata persona që sipas ekspertëve të shëndetësisë janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
Përdorimi pa kriter i ilaçeve farmaceutike shpesh herë ka shkaktuar efekte anësore te qytetarët, ndërsa një gjë e till nuk ndodh me bimët medicinale, dhe përdorimi i tyre nuk shihet me rrezik.