Mund të infektoheni nga Covid-19 edhe pasi jeni vaksinuar
Një infermiere e dhomës së urgjencës në San Diego, u vaksinua në 18 dhjetor kundër koronavirusit. Një javë më pas ajo rezultoi pozitive.
Histori si kjo mund të bëhen të shpeshta , ndërsa miliona amerikanë po marrin vaksinat e tyre Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Edhe pas vaksinimit mund të infektohen më virus, shkruan CNN.
Vaksinat mendohet se janë 95% efektive, çka nënkupton që persona të caktuar mund të ri-infektohen.
Ja arsyet si mund të infektoheni dhe pse:
Imuniteti nuk funksionon në mënyrën e duhur
Vaksinës i duhet kohë të ndërtojë imunitetin dhe të dyja vaksinat kërkojnë dy doza, të marra disa javë larg nga njëra-tjetra, për të trajnuar sistemin imunitar të trupit. Njerëzit mund të ekspozohen ndaj virusit para vaksinimit ose menjëherë pas marrjes së vaksinës pasi trupi nuk ka mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) thotë se duhen disa javë për të krijuar imunitetin mbrojtës.
"Kjo do të thotë që një person mund të infektohet me virus edhe pasi ka marrë vaksinën," thanë ata.
Moderna fillon të ketë efekt pas dy javësh që nga momenti i marrjes së dozës së dytë, ndërsa Pfizer pas shtatë ditësh.
Vaksina nuk mund të ofrojë mbrojtje të plotë
Asnjë vaksinë nuk është 100% efektive dhe zbuluesit e vaksinës së koronavirusit janë duke vlerësuar nëse ajo mbron nga të gjitha infeksionet apo vetëm nga ato që shkaktojnë simptoma.
Rreth 40% e rasteve të infektimeve me virus janë pa simptoma.
Moderna tha në dhjetor se kishte dorëzuar të dhëna në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së duke treguar që vaksina e saj parandalonte 2/3 e të gjitha infeksioneve, përfshirë infeksionet asimptomatike.
Në përgjithësi të dy vaksinat siguruan 95% mbrojtje kështu që një numër i vogël personash mund ta marrin sërish virusin edhe pas 2 dozave.
Imuniteti mund të zbehet me kalimin e kohës
Askush nuk e di se sa gjatë vazhdon mbrojtja. Koronavirusi është një sëmundje e re dhe fazat e fundit të testimit përfunduan vetëm disa javë më parë. Pfizer dhe Moderna ndoqën personat vullnetarë për gati dy muaj pas vaksinimit.
Mbrojtja e siguruar nga vaksinat mund të zbehet me kalimin e kohës, dhe disa vaksina kërkojnë një goditje përforcuese vite më vonë.
Sipas CDC të rriturit mund të kenë nevojë për një vaksinë tjetër pas 10 vitesh .
Ka gjithashtu mundësi që koronavirusi i ri mund t'i bëjë vaksinat më pak efektive . Për këtë arsye njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen çdo vit.
Të tjerët mund të mos jenë të sigurt nga ju
Zyrtarët e shëndetit dhe Dr.Fauci po thonë që maska duhet mbajtur edhe pas vaksinimit. Kjo për arsyen sepse edhe njerëzit që janë imunë ndaj virusit, mund të jenë të ekspozuar dhe ta transmetojnë atë tek të tjerët.
"Virusi mund të qëndrojë dhe në hundë," thotë Dr.Fauci.
"Është e mundur që dikush i cili ka marrë vaksinën të vazhdojë të jetë asimpomatik," ka thënë për CNN analisti Leana Ëen.
"Ata mund të mos kenë simptoma, por virusi i cili qëndron në hundë mund të përhapet lehtësisht kur ata flasin, marrin frymë apo teshtijnë."
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se njerëzit që vaksinohen duhet të vazhdojnë të respektojnë masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së virusit.