Spiropali: Gramoz Ruçi, ministri i parë që bëri zgjedhje pluraliste e nuk preku asnjë votë
Për Elisa Spiropalin, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është ministri i brendshëm i parë në ish vendet komuniste që zhvilloi zgjedhje pluraliste pa prekur asnjë votë.
Deklarata e ministres së PS erdhi gjatë një debati në "Poltik On" në RTV Ora me gazetarin Bledian Koka.
Pjesë nga debati në studio:
Elisa Spiropali: Sali Berisha ka qeverisur. Një komunist i pandreqshëm. Që mori peng Partinë Demokratike...
Bledian Koka: Video që pamë pak më parë mes Edi Ramës, Lefter Kokës dhe Damian Gjiknurit dhe videos që kemi parë te Nusreti, po aq ka ndjellë neveri dhe keqardhje se si këta njerëz që duhej të ishin në krye të detyrës për të përballuar përmbytjet, zhgërryen te Nusreti, unë mendoj që nuk ka asnjë ndryshim. Kjo është pasqyra se kush është Rilindja. Se kush është fytyra e Rilindjes...
Elisa Spiropali: Këtu nuk jemi në arenë gladiatorësh. Po u hodhëm nga dega në degë se nuk kemi gjë për të thënë për “Deputetim që duam”…
Bledian Koka: Ta thashë, fytyra e vërtetë e “Deputeti që duam” është Gramoz Ruçi. Pas 30 vjetësh, ministri i brendshëm që akuzohet për vrasjen e 4 të rinjve në 2 Prill në Shkodër.
Elisa Spiropali: Nuk keni fytyrë ta përmendni se e ka bërë atë detyrë me shumë nder. Ka qenë ministri i parë që ka bërë zgjedhje pluraliste e nuk ka prekur votën. Sali Berisha ka prekur votën si në opozitë ashtu edhe në pushtet. Partitë tona nuk kanë krahasim.
Alfred Lela: Në 2013 jo…
Elisa Spiropali: PS ia ka dale të dale mbi veten dhe të hapet ndaj shoqërisë. Ndërkohë që ata kanë krijuar një rreth vicioz të mbylljes sepse nuk dine të dëgjojnë argument.