Spiropali: E kemi derën e hapur për ata që gjykojnë se PS-ja i duhet vendit për një mandat të tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2021, 21:37
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se dera është e hapur që gjykojnë se PS-ja i duhet vendit për një mandat të tretë për të vazhduar punët dhe se Edi Rama duhet kryeministër
Spiropali: Ne kemi derën e hapur për ata që gjykojnë se PS-ja i duhet vendit për një mandat të tretë për të vazhduar punët dhe se Edi Rama duhet kryeministër, që të mos jenë kryeministër Basha, Meta, Berisha apo Monika.
Një person që thotë me zë e me figurë se do të bëjë koalicion me Berishën, sigurisht që nuk është i majtë. Ne do të fitojmë të vetëm 74 mandate me Edi Ramën kryeministër.