Mbi 1500 vdekje ditore nga Covid-19, rekord në Mbretërinë e Bashkuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2021, 18:19
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot 1564 viktima ditore nga Covid-19 duke reagjistruar kështu shifrën më të lartë që nga nisja e pandemisë.
Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.
47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.


