Merkel: E indinjuar për ndalimin e llogarisë së Twitter-it të Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se është e indinjuar ndaj vendimit të Twitter për të pezulluar llogarinë e Presidentit Donald Trump.

"E drejta për lirinë e mendimit është një e drejtë themelore," u tha gazetarëve zëdhënësi kryesor i Merkel, Stefen Seibert të hënën.

"Duke pasur parasysh këtë, kancelarja e konsideron problematike që llogaria e Presidentit është pezulluar përgjithmonë."

Seibert tha se Twitteri ka të drejtë të fshijë postimet e pasakta nga llogaria, por jo ta mbyllë atë përgjithmonë.

Ai shtoi se qeveritë, jo kompanitë private, duhet të vendosin për çdo kufizim të lirisë së fjalës.

Merkel nuk ishte e vetmja që kritikoi gjigantët e teknologjisë për pezullimin e llogarisë së Presidentit.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock dhe Komisioneri i BE, Thierry Breton kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me këtë .

"Fakti që një CEO mund të pezullojë llogarinë pa asnjë kontroll dhe ekuilibër është hutues," tha Breton. "Kjo nuk është vetëm konfirmimi i fuqisë së këtyre platformave, por gjithashtu tregon dobësi të thella në mënyrën se si shoqëria jonë është e organizuar në hapësirën dixhitale."