William Burns, drejtori i ri i CIA-s, njihuni me diplomatin e karrierës që u shërbeu të gjithë presidentëve

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës WilliamBurns për postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore së Zbulimit, CIA-s.Në një deklaratë të hënën, ekipi i tranzicionit i zotit Biden tha se zoti Burns është një veteran i Departamentit të Shtetit që ka shërbyer atje për 33 vjet, si për presidentë republikanë ashtu edhe demokratë.Zoti Burns i ngjiti shkallët e karrierës përmes trupit diplomatik dhe shërbeu si ambasador në Jordani nën ish-Presidentin Bill Clinton dhe ambasador në Rusi nën ish-Presidentin, George W. Bush.Diplomati 64-vjeçar u emërua nënsekretar i shtetit në vitin 2011 nga Presidenti Barack Obama para se të dilte në pension në 2014, për të drejtuar Fondacionin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.Në një deklaratë, Presidenti i zgjedhur Biden tha se me përvojën e tij dypartiake, zoti Burns do të sjellë një qasje dhe perspektivë "apolitike" për zbulimim, që do ta mbajë Amerikën të sigurt."Populli amerikan do të jetë i sigurt me të si drejtori ynë i ardhshëm i CIA-s," tha zotit Biden.Ambasadori Burns ka marrë tre Çmime presidenciale për Shërbim të Shquar dhe nderimet më të larta civile nga Pentagoni dhe komuniteti i zbulimit amerikan.Ai është diplomuar për histori në Universitetin LaSalle në Filadelfia dhe ka marrë një master dhe doktoraturë për marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit./VOA/