Dua Lipa fotografohet duke konsumuar cigare

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid  po kalojnë disa momente relaksi në plazh në Tulum.

Ata janë fotografuar ditën e martë teksa ishin duke shijuar prezencën e njëri-tjetrit dhe rrezet e diellit.

Mirëpo, ajo çfarë na bëri përshtypje është cigarja në dorën e Duas.

Pa make up dhe e veshur me biki rozë Dua shihet teksa konsumon një cigare .

Dua dhe Anwar janë treguar të pandashme që kur u bashkuan për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe këngëtarja gjithashtu është bërë e afërt me familjen Hadid.

Anwar, njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe djali i ish-modeles Yolanda Hadid.