Njihuni me fytyrën më të bukur në botë për vitin 2020 !

Modelja 19 vjeçare nga Izraeli , Yael Shelbia, është shpallur fytyra më e bukur në botë në listën vjetore të TC Candler.

Shelbia është shfaqur në fushatat për kompaninë izraelite të veshjeve "Renuar" dhe linjën e "KKW Beauty" të Kim Kardashian, ndërsa po kryen shërbimin e saj të detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore të Izraelit.

Në vitin 2017, modelja zuri vendin e 14 në këtë listë, ndërsa në vitin 2018 ajo doli e dyta, për të fituar në 2020 vendin e parë.
Ajo tha për mediat izraelite se e vlerësonte megjithë zemër.

"Unë kurrë nuk kam qenë e para në asgjë, është shumë bukur," u shpreh ajo.
Shelbia gjithashtu shpjegoi se Forcat Ajrore e kanë lejuar atë të marrë pjesë në takime dhe të kryejë punë modelimi në Los Angelos.