Sa, sa?! Ja sa mijëra euro ka shpenzuar Leonora Jakupi për këtë veshje

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendje jo vetëm me zërin e saj unik por dhe me paraqitjen.

Këngëtaren në çdo dalje të sajën e shohim të kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Leonora shpesh herë është komentuar për veshjet e saj të shtrenjta dhe përsëri kësaj radhe mediave rozë nuk i ka shpëtuar veshja  e saj në një emision televiziv.

Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan lateksi të hapur në pjesën e dekoltesë, por më së shumti janë përfolur aksesorët e saj.

Sipas faqes What They Wearin, vetëm ora e Leonorës ka vlerën prej 25.400 euro (Rolex Lady-Datejust Oyster, 28 mm), kurse vathët e saj (Louis Vuitton Nanogram Hoop Earrings) kanë vlerën 490 euro.