Shpallet gabimisht e vdekur, ylli i 'James Bond' ende gjallë
Aktroja amerikane Tanya Roberts e njohur për rolin e saj në filmin James Bond a Vieë to a Kill dhe sezonin e fundit të Charlie's Angels, është akoma gjallë ka thënë përfaqësuesi i saj për BBC.
Ajo u shpall e vdekur gabimisht ditën e dielë duke shkaktuar një ngatërresë të madhe në lajmet që nisën të qarkullonin në median online.
Mike Pingel tha se ajo vazhdon të jetë e shtruar në spital në Los Angelos në gjendje të rëndë.
Roberts u rrëzua teksa po ecte me qenin e saj më 24 dhjetor dhe u dërgua në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në LA.
Z.Pingel u tha mediave se ai gabimisht njoftoi vdekjen e saj bazuar në informacionet qe mori nga pratneri i Roberts.
Por një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë.
"Ajo mbetet e shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe nuk duket mirë"- tha ai.
Njoftimi i vdekjes së saj u prit me homazhe nga fansat dhe nga ish kolegët e saj.