Dieta pas bakllavasë, ja si të ktheni trupin tuaj në formë
Gjatë drekave dhe darkave të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, keni qenë tepër të zënë duke ngrënë vakte të shijshme, ëmbëlsira, duke konsumuar alkool apo pije të tjera. Disa kg normale që do të keni marrë, por qetësohuni mos e bëni një dramë sepse nëse ndiqni këshillat nga dietologët trupi juaj do të jetë më në formë se asnjëherë më parë.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ka qenë dietologia Anila Kalleshi e cila ka dhënë disa sugjerime mjaft të vlefshme për të gjithë ata që në ditët e para të vitit të ri po fillojnë kërkimin për mënyrën më të shpejtë dhe më efektive për të humbur kilet e fituara gjatë festave.
Sipas dietologes pas festave duhet të ndjekim këtë dietë të thjeshtë për të kthyer trupin në gjendjen që e kishim më parë.
"Në mëngjes sapo të ngrihemi të konsumoni selino, kastravec, majdanoz, mollën jeshile, perimet jeshile për të pastruar organizmin tonë. Mëp as nga paraditja dueht të konsumojmë fruta. Në drekë mund të konsumojmë një peshk në zgarë ose një rizoto integrale ose makarona integrale dhe në darkë një supë e lehtë"
Shikoni videon për të mësuar më shumë receta dhe këshilla që duhet të ndiqni.