Dita e Vaksinimit/ Piloti formon shenjën e shiringës në qiell për të lajmëruar njerëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2020, 16:47
Piloti gjerman, Samy Kramer, ka formuar një shiringë gjigante në qiell. Ai fluturoi 200 kilometra, për t’ju kujtuar njerëzve fillimin e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë.
Piloti 20-vjeçar hartoi rrugën që do të duhej të ndiqte në një pajisje GPS përpara se të përshkonte qiellin afër liqenit Konstancë në Gjermaninë jugore.
“Ka akoma relativisht shumë njerëz që kundërshtojnë vaksinimin dhe veprimi im mund të jetë një kujtesë për ta në mënyrë që ta mendojnë temën”, tha Kramer, duke shtuar se fluturimi i tij nuk duhet të kuptohet si një thirrje e drejtpërdrejtë për t’u vaksinuar.
Bashkimi Europian filloi vaksinimin kundër Covid-19 ditën e dielë. Lajmi vjen pasi Komisioni Evropian miratoi për përdorim vaksinën e Pfizer-BioNTech.