Shpërthimi i fuqishëm në Nashvill, probleme me telekomunikacionin dhe fluturimet
Një shpërthim i fuqishëm në qytetin Nashvill të SHBA-së, mëngjesin e së premtes, u klasifikua nga policia “incident i qëllimshëm bombardimi”. Shpërthimi masiv plagosi fillimisht tre vetë dhe dëmtoi rëndë disa ndërtesa historike.
Raportohet gjithashtu se të gjitha linjat e telekomunikacionit ranë pas shpërthimit.
Oficerët e policisë ju përgjigjën një thirrjeje që raportoi të shtëna me armë zjarri rreth orës vendore 06:00 dhe kur shkuan në vendngjarje gjetën një furgon që transmetonte një mesazh paralajmërues për të lënë zonën.
Furgoni shpërtheu disa minuta më vonë jashtë selisë së gjigantit të telekomunikacionit AT&T.
Videot e postuara në mediat sociale treguan shpërthimin e ujit nga tubat e dëmtuar.
Sistemet e urgjencës policore u paralizuan në pjesën më të madhe të Tenesit, ndërsa fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nashville-it u ndaluan për pak kohë si rezultat i dëmtimit të shkaktuar nga shpërthimi, por më vonë rifilluan.
Shefi i policisë, John Drake, u tha gazetarëve se qyteti nuk ka marrë ndonjë kërcënim përpara shpërthimit dhe se motivi i mundshëm i sulmit është i panjohur. FBI është duke hetuar incidentin dhe kërkoi nga publiku informacione që mund të ndihmojnë