Franca shënon rastin e parë të variantit të ri të virusit

Franca ka konfirmuar rastin e parë në vend të variantit më ngjitës të koronavirusit të zbuluar në Angli.

Ministria e Shëndetësisë tha se personi i prekur ishte një qytetar francez i cili kishte mbërritur nga Londra në datën 19 Dhjetor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ai nuk kishte simptoma dhe ishte vetë -izoluar në shtëpi. Shfaqja e virusit të ri uli ndjeshëm numrin e udhëtimeve nga shtetet e tjera drejt Anglisë.

Edhe Franca i mbylli kufijtë e saj, por i rihapi të mërkurën, duke u siguruar që personat të cilët udhëtonin të rezultonin negativë pas testimit.

Mijëra shoferë kamionësh kaluan natën e Krishtlindjes në kamionët e tyre në Kent duke pritur të kalonin në Angli.