Shpërthime njëra pas tjetrës, humbin jetën 4 persona mes tyre 2 oficerë policie

Disa shpërthime të fuqishëme kanë ndodhur  në Afganistan, Kabul, ku kanë mbetur të  vrarë katër persona mes tyre dhe dy oficerë policie dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në të njëjtin moment një shpërthim tjetër kishte ndodhur në pjesën jugore të kryeqytetit ku mbetën të plagosur dy policët.

Një bombë e tretë magnetike shpërtheu në pjesën lindore të Kabulit, por pa viktima, dhe të paktën dy shpërthime të tjera përmenden pa detaje për vendndodhjen e saktë.

Këto sulme ndodhën gjithashtu ndërsa përfaqësuesit e talebanëve rebelë dhe qeverisë afgane në bisedimet e paqes në Katar po përpiqen t’i japin fund luftës civile për dekada.

Deri tani askush deri më tani nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.