Kori i Notre Dame rikthehet për herë të parë pas zjarrit shkatërrues

Një koncert simbolik është mbajtur në Katedralen Historike në të Parisit, për herë të parë që nga rënia e zjarrit në prill të 2019. Notre Dame vazhdon të mbetet një vend ndërtimi dhe nuk pritet të hapet për publikun para vitit 2024.

Për herë të parë që nga zjarri shkatërrues i 2019, në Katedralën Historike të Notre Dame, në Paris është mbajtur një koncert simbolik. 20 këngëtarë që mbanin në kokë kapele dhe veshje mbrojtëse, duke qendruar në distancë nga njëri-tjetri kënduan “Jingle Bells” në monumentin parisien, që mbetet një vend ndërtimi pas zjarrit.

Kori “Maitrise” performoi poshtë dritareve të pikturuara të Katedralës dhe shoqëroheshin nga violonçelist i mirënjohur Gautier Capucon dhe një soprano soliste.

Dioqeza e cilësoi  një "koncert shumë simbolik i shënuar me emocione dhe shpresë" dhe një festë e një "trashëgimie muzikore që daton në Mesjetë".

Koncerti ishte i regjistruar më herët në prag të Krishtlindjes.

Publiku ende nuk lejohet brenda katedrales, pjesërisht të shkatërruar, e cila nuk pritet të jenë në gjendje normale të paktën deri në vitin 2024.