Covid në Greqi: Regjistrohen 873 raste të reja, 55 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2020, 19:34
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 873 raste të reja me koronavirus, ndërsa 55 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 476 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 79.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve 132430, 134235, nga të cilat 52.4% janë burra.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5284 (3.9%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 39565 (29.5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.