Mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti-Covid në Itali
Furgoni me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech i destinuar për Italinë ka mbërriturnga Belgjika në pikën kufitare austriako-italiane Brenner.
I shoqëruar nga karabinierët, automjeti tani do të drejtohet për në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.
"Unë besoj se ata që kanë përgjegjësi politike sot duhet të ndiejnë të drejtën të thonë, pa nëse dhe por, kush do te vaksinohet. Me të vërtetë më duket minimumi, e them me bindje”deklaroi kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, duke përsëritur se ai do të vaksinohet "sa më shpejt të jetë e mundur me kënaqësi, dhe duke qenë mbi 60 vjeç mbase do të më ndodhë edhe më herët se për të tjerët.
"Çështja është se realisht besoj se vaksinimi për të gjithë do të zgjasë shumë muaj, kështu që ne nuk duhet të mashtrojmë veten se gjithçka do të jetë mirë në pranverë" shtoi ai.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi, më 27 dhjetor do të vaksinohen 5 personat e parë; një infermiere, dy mjekë, një operator sanitar e një kërkues shkencor.