Gjermania regjistron rastin e parë me mutacionin e ri të Covid-19

Gjermania ditën e sotme regjistroi rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili është zbuluar fillimisht në Britaninë të Madhe.

Një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra, rezultoi pozitive në këtë variant të koronavirusit.

Gruaja, kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor. Ajo u dërgua në vetizolim në shtëpi pasi doli pozitive për COVID-19, kur mbërriti në aeroport, raporton AFP.

Një ditë më vonë, ajo filloi të shfaqte simptoma të lehta, dhe një test i dytë gjithashtu doli pozitiv. Një mostër e testit të saj u dërgua në një laborator të specializuar për analiza të mëtejshme.

Gjermania të martën zgjati masën e ndalesës së udhëtimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri më 6 janar.

Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti.

Dhjetëra vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe.