Shpallen finalistët e Festivalit të Këngës
Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues garuan duke lënë gjurmët e tyre dhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.
Moderimi këtë vit i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.
Juria e Festivalit 59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:
Orgesa Zaimi-Valixhja e kujtimeve
Festina Mejzini- Kush je ti dashuri
Devis Xherahu- Peng
Inis Neziri- Pendesë
Florent Boshnjaku- (Një ndër emrat e publikuar në listën e këngëtarëve që do marrin pjesë në natën finale është Florent Boshnjaku i cili është kompozitor dhe nuk ka marrë pjesë fare në Festivalin e këtij viti. Nuk dihet se për cilin nga këngëtarët pjesmarrës është rezervuar ky vend)
Sardi Strugaj- Ka me t'ba me kaj
Gjergj Kaçinari- Më jep jetë
Rosela Gjylbegu- Vashëzo
Kastro Zizo- Vallja e jetës
Wendi Mancaku- Si ajo
Evi Reçi- Tjerr
Xhesika Polo- Më mbron
Anxhela Peristeri- Karma
Era Rusi- Zjarri im
Gigliola Haveriku- E lirë
Viktor Tahiraj- Nënë
Kamela Islamaj- Kujtimet s'kanë formë
Mirud- Nëse vdes
f.K/Ora News