Rrugët plot baltë në lagjen '5 Maji' në Elbasan, banorët akuza bashkisë: Investimet ndjekin votat

Rrugët e baltës në lagjen 5 Maji në Elbasan, banorët i japin si shembull se Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja, investimet po i orienton sipas votës.

Banori: Kush janë të majtë, ia kanë çuar rrugën deri në derën e shtëpisë, kush janë të djathtë nuk i kanë hedhur sikur një dorë zhavorr.

Siç tregojnë pamjet dhe pohojnë më të vjetrit, në zonën e tyre ndërhyrje nuk ka pasur kurrë.

BanorjaKurrë, kanë 40 vjet asnjëherë nuk ka pasur rrugë.

Në ditët me shi sheshet mes pallateve thonë se kthehen në pellgje me ujë.

Banorja: Ujë e baltë dynjaja

Rrugicat thonë janë aq të ngushta sa në rast nevoje mjetet e urgjencës nuk futen dot.

Banorja: Karrocat e kalit nuk futen këtu, jo të futen zjarrfikëset. Shumë e ngushtë është.

Pastrimi është shqetësim më vete.

Banori: Ne kemi frikë, po na helmohen fëmijët.

Banorja: Jemi si në mesjetë, nuk jetojmë si njerëz, jetojmë si kafshë këtu.

Thonë se shqetësimin ia kanë çuar në vesh kryetarit Llatja, por zgjidhja ka munguar

Banori: Gjelbërim nuk ka, vihen pesë kosha në qytet, bëhet një vizë e bardhë aty dhe thotë bashkia po punojmë.

Banori: Një lulishte, një trotuar, një asfalt nuk e ka.

Në një prej rrugëve ku kalojnë është vendosur kjo tabelë që tregon se aty do të ndërhyhet, por banorët janë mosbesues.

Banori: Na kanë gënjyer, do shtrohen, do bëhen, tani kanë vënë një tabelë të madhe me demek që do shtrohet por ne nuk kemi besim.