E rëndë në Gjermani/ Kosovari vret gruan, vajzën e më pas dhe veten
Një ngjarje makabre është regjistruar në Isselburg të Gjermanisë ku një 51-vjeçar nga Kosova vrau bashkëshorten e tij, vajzën dhe më pas edhe veten,
Në banesën e familjes, policia trupin epajetë të gruas 46-vjeçare dhe vajzës së tyre 17-vjeçare, ndërsa vajza 14 vjeçare ishte shëndoshë e mirë.
Sipas asaj që raporton Bild, hetuesit shprehet se 51-vjeçari nga Kosova së pari vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më pas vrau veten në verandën e shtëpisë.
“Sipas gjetjeve fillestare, burri 51 vjeçar donte të vriste gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre”, tha Kryeprokurori Publik Martin Botzenhardt.
Gazeta gjermane shkruan se Elfete S. donte të ndahej me burrin e saj, ndërsa çifti jetonte veçmas, ndërsa sipas fqinjëve, nëna e tre fëmijëve dukej shumë e dëshpëruar.
"Si mundet që një burrë të bëjë një gjë kaq të tmerrshme ndaj familjes së tij?", u shpreh për Bild një fqinj.
Mosmarrëveshjet për divorcin e çiftit mund të jetë një prej arsyeve që e çuan 51-vjeçarin drejt aktit tragjik, shkruan gazeta gjermane.
