Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, guvernatori Sejko mesazh ngushëllimi: Luftëtar i fjalës së lirë
Ndarja nga jeta e pronarit të Fax News, Kasem Hysenbelliu për shkak të Covid-19, ka prekur të gjithë opinionin publik.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka shkruar një mesazh ngushëllimi për familjarët e Hysenbelliut. Ai e ka përshkruar atë Hysenbelliun si një model në fushën e medias dhe si një luftëtar të fjalës së lirë.
“Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im”, shkruan Sejko.
Kasem Hysenbelliu prej ditësh ishte duke u kuruar prej Covid 19, ndërsa pak ditë më parë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Presidenti i Fax Neës është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune, 5 dhjetor 2020.
