"Erdhi bebushja" Ledri Vula nuk mban dot lotët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 07:21
Nga momenti në moment vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës mund të vijë në jetë. Këto ditë të fundit të shtatzënisë Sara i ka shfrytëzuar për ti bërë një lojë Ledrit.
Teksa ledri ishte në dhomën tjetër ajo ka hedhur ujë në bluzë duke supozuar se vajza po vjen në jetë.
Ajo thirri Ledrin, i cili është gëzuar shumë teksa ka filluar ta qetësojë Sarën me fjalë të bukura dhe përqafime.
Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm. Ai sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj mamin?”
View this post on Instagram