Shkëlqeu në AMAs, ky personazh VIP u vesh mbrëmë nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2020, 18:12
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ndarja e përvitshme e çmimeve AMAs.
Një prej personazheve VIP që tërhoqi vëmendjen me vezullimin e saj ishte Paris Hilton, e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër gri me temina, me mëngë të gjata dhe me dekolte të hapur.
Dhe kjo veshje e realizuar deri në detajin më të vogël ishte një punim i stilistit, Valdrin Sahiti.
Ai ka ndarë foto të Hilton në llogarinë e tij në Instagram, krenar që emri i tij ishte ndër emrat e stilistëve më të famshëm që kishin veshur mbrëmë personazhet.
Kjo nuk është hera e parë që Valdrini vesh një të famshme, fama e tij tashmë ka kaluar trojet shqiptare.