Mohuan lidhjen, por Majk dhe Blerta Veseli e kaluan mbrëmjen së bashku dhe ja ku i keni provat

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë të re.

Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku

Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend. Me drita të fikura, ambientin e zbukuruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtuar edhe më shumë dyshimet tek fansat.

Ende nuk e dimë ç’po ndodh me dyshen, por fansat janë sy e veshë për të rejat e fundit!